Formacioni i të dështuarve të çerekfinaleve

Futboll

Formacioni i të dështuarve të çerekfinaleve

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 12:23
Formacioni i të dështuarve të çerekfinaleve

Kupa e Botës ka mbyllur edhe fazën e çerekfinaleve dhe po i afrohet fundit. Surprizat nuk kanë munguar. Nga eliminimi i Brazilit dhe Portugalisë te penalltia e gabuar nga Harry Kane kundër Francës.

Kështu që ka ardhur momenti për të zbuluar formacionin e 11 lojtarëve që kanë zhgënjyer në fazën e çerekfinaleve të Kupës së Botës që po zhvillohet në Katar.

Në këtë formacion bëjnë pjesë pesë lojtarë të Portugalisë dhe katër të Brazilit me përjashtimet e Harry Kane dhe Lisandro Martinez, i vetmi përfaqësues i një prej kombëtareve të kualifikuara në gjysmëfinale:

Formacioni i dështimeve

4-2-3-1: Diogo Costa (Portugali) 4.5, Dalot (Portugali) 5, Lisandro Martinez (Argjentina) 4.5, Ruben Dias (Portugali) 5, Danilo (Brazil) 4.5,

Ruben Neves (Portugali) 5, Otavio (Portugali) 5, Rodrygo (Brasile) 5,

Richarlison (Brazil) 5, Vinicius (Brazil) 5, Kane (Angli) 5.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat