Plas keq pas ndeshjes së futbollit, arrestohen 74 persona

Futboll

Plas keq pas ndeshjes së futbollit, arrestohen 74 persona

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 12:51
Plas keq në Paris, arrestohen 74 persona

Maroku dhe Franca fituan ndaj Portugalisë dhe Anglisë, dhe tani do të ndeshen mes tyre në gjysmëfinalen e Kupës së Botës Katar 2022 (14 dhjetor, 20:00).

Parisi u përfshi nga festime të mëdha të vendasve, por edhe tifozëve maroken, pasi në kryeqytetin francez jetojnë shumë të tillë.

Festa e çmendur nuk shkoi pa probleme dhe trazira, ndërkohë që pati shumë të arrestuar. Të paktën 74 persona u prangosën pas incidenteve në Champs-Elysees.

Përplasja nuk mungoi mes tifozëve dhe policisë franceze, që përdori gaz lotsjellës dhe granata trullosëse, ndërkohë që tensioni po rritet në kryeqytetin francez.

Të mërkurën zhvillohet gjysmëfinalja mes këtyre dy Kombëtareve, që pritet të marrë trajtën e një derbi në Paris, ndërkohë që forcat policore po bëjnë të pamundurën që të mos ketë sherr mes tifozerive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat