“Lënia në stol e Cristiano Ronaldo-s ka qenë një gabim”. Këto kanë qenë fjalët e Luis Figo-s, legjendë e futbollit portugez, i cili ka kritikuar hapur trajnerin Fernando Santos.
68-vjeçari, ë në fakt, ka vendosur ta lërë përsëri në stol Cristiano Ronaldo-n në ndeshjen e çerekfinaleve të Kupës së Botës të luajtur kundër Marokut.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka hyrë në minutën e 51-të në vend të Rubin Neves, por nuk ka arritur të ndihmojë Portugalinë të shmangë disfatën dhe eliminimin nga Kupa e Botës.
Ish-ylli i Real Madrid-it dhe Inter-it ka drejtuar gishtin nga Fernando Santos, që sipas tij është përgjegjësi i vërtetë për eliminimin e dhimbshëm dhe befasues.
“Kjo humbje është përgjegjësi e trajnerit”, ka theksuar Figo, i cili më pas ka shtuar:
“Nuk mund të mendohet të fitohet një Kupë e Botës me një lojtar si Cristiano të ulur në stol”, ka thënë Figo.