Ballkani barazon me Prishtinën

Futboll

Ballkani barazon me Prishtinën

Nga: K. Goca Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 13:21
Pamje nga ndeshja

Ballkani i Therandës ka barazuar me rezultat 1:1 me Prishtinën, në takimin e mbetur të javës së 14-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Futbollisti Edvin Kuç nga rreth 21-22 metra ka shënuan në këndin e poshtëm të majtë të Prishtinës. 

Ai në minutën e 12-të me një goditje të fortë e ka lënë të shtangur Prishtinën dhe portierin e saj, Nika.

Prishtina 30 minutat e fundit luajti me një lojtar më shumë dhe e ka shfrytëzuar këtë epërsi numerike.

Albion Rrahmani i Ballkanit, ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 60-të.

Në minutën e 90+7, Endrit Krasniqi ka shënuar nga penalltia për rezultatin 1:1.

Prishtina përfundon në vend të tretë me 27 pikë të mbledhura.

Tabela vjeshtore 

1. Drita    18    11    5    2    36:19    38
2. Ballkani    18    11    5    2    30:15    38
3. Prishtina    18    7    6    5    25:19    27
4. Gjilani    18    7    6    5    18:21    27
5. Dukagjini    18    6    4    8    17:16    22    
6. Llapi    18    5    5    8    23:28    20
7. Drenica    18    5    5    8    17:22    20
8. Malisheva    18    5    4    9    29:30    19
9. Trepça ’89    18    4    7    7    28:35    19
10. Ferizaj    18    2    7    9    15:33    13

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat