Klubi anglez, Chelsea ka hyrë në garë për mbrojtësin e djathtë të Atletico Madridit, Nahuel Molina, raporton ‘MARCA’.
Argjentinasi ka qenë mbresëlënës me Kombëtaren e Argjentinës në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, duke shënuar golin e parë kundër Holandës në çerekfinalen e këtij turneu të madh në futboll.
Atletico thuhet se mund të joshet ta shesë lojtarin duke pasur parasysh gjendjen e tyre financiare, edhe pse trajneri Diego Simeone është një admirues i madh i lojtarit dhe do të dëshironte ta mbante atë në klub me çdo kusht.
‘Blutë’ e Londrës siç raportohet, shumë shpejtë do të kontaktojnë agjentin e lojtarit për të shikuar mundësinë e transferimit të argjentinasit në Londër.