Protagonist i ri gati të bërë debutimin në aktet e fundit të Kupës së Botës që po zhvillohet në Katar. FIFA ka vendosur të ndryshojë topin për katër ndeshjet e fundit të kampionatit: gjysmëfinale dhe finale.
Quhet “Al Hlim”, që në arabisht do të thotë “Ëndrra”, dhe do të marrë vendin e “Al Rihla” (udhëtimi në arabisht), sfera e përdorur në 60 ndeshjet e para të Botërorit.
“Topi ka përparimet e fundit në dizajn dhe të njëjtën teknologji të Adidas-it që kishte Al Rihla dhe që gjatë këtij Botërori ka ndihmuar shumë arbitrat në marrjen e vendimeve në një kohë sa më të shpejtë”, ka shpjeguar FIFA në një komunikatë për shtyp.
Përveç të dhënave mbi pozicionet e lojtarëve, teknologjia ofron në mënyrë të menjëhershme informacione VAR për të përmirësuar procesin e marrjes së vendimeve dhe për të ndihmuar tifozët ta shijojnë lojën me më pak ndalesa.
Siç ka saktësuar FIFA në komunikatë: “Teknologjia e re kombinon inteligjencën artificiale me të dhënat e ofruara nga njësia matëse e vendosur në qendër të topit.
“Duke qenë e lidhur me sistemin gjysmë-automatik të dallimit të pozicionit jashtë loje, bën të mundur verifikimin e moment të saktë në të cilin topi luhet edhe në distancat minimale të pozicionit jashtë loje”.