Tottenham po kërkon në Itali për të forcuar mbrojtjen e ekipit të Conte-s.
Mediet italiane raportojnë se “Spurs” synojnë holandezin e “zikaltërve”, Stefan de Vrij.
Një operacion i menduar tashmë për merkaton e janarit, me anglez që duket se nuk dëshirojnë skadimin e kontratës së lojtarit me Inter, që do të ndodhë në verë, pasi De Vrij po vëzhgohet me shumë interes edhe nga Atletico Madrid i Simeone.
Duket se javët në vazhdim do të jenë delikate për “zikaltërit”, pasi duhet të punojnë për rinovimin e kontratës së Skriniar ashtu edhe për atë të De Vrij.