Torino gati të ofrojë Berishën dhe para shtesë

Futboll

Torino gati të ofrojë Berishën dhe para shtesë

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 13:02
Torino gati të ofrojë Berishën dhe para shtesë

Etrit Berisha ka humbur vendin e titullarit te Torino, ku duket se nuk bën më pjesë në planet e Juriçit për të ardhmen. Portieri shqiptar mund të ndërrojë skuadër në muajin e ardhshëm në mënyrë që të fitojë minutat që i mungojnë në Torino.

Sipas mediave italiane, gardiani 33-vjeçar mund të transferohet në radhët e Salernitanës.

Torino pëlqen Mazzocchi-n, i cili momentalisht është i dëmtuar dhe pritet të kthehet në fushë në muajin mars. Duke pasur parasysh dëshirën e drejtorit sportiv Vagnati-t, klubi nga Salerno ka hedhur sytë nga Etrit Berisha.

Portieri Sepe rrezikon të qendrojë dy muaj jashtë fushave, prandaj Salernitana po përpiqet të gjejë zëvendësuesin. Berisha duket profili i duhur. Portieri shqiptar ka një eksperiencë të gjatë mbi supe, si dhe është i pakënaqur me mosaktivizimin te Torino.

Megjithatë, klubi i Salernitanës nuk do të mjaftohet vetëm me këtë shkëmbim, pasi dëshiron edhe para shtesë për të shtërnguar duart në fund..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat