Federata Braziliane e Futbollit dëshiron një trajner të njohur “për Seleçaon” për Botërorin 2026 dhe emri që pëlqehet më shumë në vendin latino-amerikan është Carlo Ancelotti (Pep Giardiola, që u përfol më herët, firmosi zgjatjen e kontratës me City-n).
Katër herë fitues i Champions League, si dhe i trofeve të panumërt në rang klubesh (Milan, Bayern, PSG, Real Madrid), mbetet kandidat potencial për stolin e pesë herë kampionëve të Botës.
Në moshën 63-vjeçare, Carlo Ancelotti është një nga trajnerët aktivë më fitues. Trajneri italian është një nga miqtë më të mirë të Tites, që sikurse kishte paralajmëruar, u largua me mbylljen e Botërorit për Brazilin.
Fakti që dy sulmuesit e rinj të Brazilit, Vinicius Junior dhe Rodrygo po punojnë me të tek Reali, pa harruar edhe Militaon, bëjnë të besosh se ai e njeh mirë karakterin e lojtarëve brazilianë.
Ancelotti është ende nën kontratë me Realin e Madridit, por është i hapur për ta marrë drejtimin e Brazilin në qershor 2023. Nëse do të vazhdojë të ketë sukses, Florentino Perez sigurisht që do të bëjë të pamundurën për të mos e lejuar largimin e tij.