Reali preferon Fernandezin në vend të Bellinghamit

Futboll

Reali preferon Fernandezin në vend të Bellinghamit

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 17:03
Enzo Fernandez.

Real Madridi është vënë në kërkim të mesfushorit të Benfikës, Enzo Fernandez.

Kështu raporton O Jogo, të cilët thonë se madrilenët e shohin Fernandezin si opsion pas Jude Bellinghamit.

Ata tash ia kanë vënë syrin yllit argjentinas të cilin po e shohin si zëvendësim afatgjatë të veteranëve Toni Kroos dhe Luka Modriq.

Football Espana më herët ka pohuar që çmimi i lartë për Jude Bellinghamin i ka larguar Mbretërit nga lojtari i Borussia Dortmundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat