Nuk ka parametra objektivë për të përcaktuar vlerën reale të një futbollisti, një tezë e gjerë ajo e plusvalencave, aq edhe komplekse për t’u çmontuar.
Në lidhje me hetimin që dy prokurorët e Torinos po bëjnë ndaj klubit të Juventusit, një ndër blerjet e cilësuara si “artificiale” është edhe ajo e Xhakomo Vrionit, i cili u shit në verë pak a shumë me të njëjtën shumë me të cilën u ble.
Sulmuesi shqiptar u afrua nga Sampdoria për 4 milionë euro dhe pasi u huazua në Austri te Tiroli dhe shënoi 19 gola duke u shpallur edhe golashënues i kampionatit, u shit 3.7 milionë euro në SHBA.
Ky është një nga rastet kur transferimi dhe vlera ka qenë e fryrë artificialisht.