Vllazërimi Junior, kampion vjeshte në Ligën e tretë – Perëndim

Futboll

Vllazërimi Junior, kampion vjeshte në Ligën e tretë – Perëndim

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 12:07
Vllazërimi

Vëllazërimi J. nga Kërçova ka arritur që të dalë kampion në Ligën e tretë – Perëndim në Maqedoninë e Veriut në futboll, aty ku në garë nga gjithsej 10 skuadra mbetën vetëm 7. Skuadra e Vëllazërimit J. ka arritur efekt të qindtpërqindtë gjatë stinorit vjeshtorë, duke marrë 6 fitore nga po aq ndeshje.

Kjo skuadër në duelin e drejtëpërdrejtë mundi Zajazin me rezultatin 1:0 në derbin lokal të Kërçovës, ndërsa pikërisht këto dy skuadra deri në fund të sezonit do të luftojnë për pozitën e parë, që siguron një vend për në Ligën e Dytë.

Vëllazërimi J. me 18 pikë u shpall kampion vjeshte, duke lënë pas vetes Zajazin me 15 pikë, ndërsa skuadrat tjera janë shumë larg kualitetit që posedojnë këto dy skuadra.

E dhimbshme është situara me Dritën e Bogovinës, skuadër kjo që në 6 xhirot e para ka pësuar po aq disfata, ndërsa vlen të theksohet se kjo skuadër dikur luante edhe në Ligën e Parë të Maqedonisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat