Futsallistët e Forcës nga Kumanova kanë pësuar edhe një humbje në Ligën e përë.
Ata në kuadrin e javës së 11-të u mposhtën me rezultat 1-4 nga lideri KMF Proekt nga Gjevgjelia, në takimin e zhvilluar në sallën sportive “Faik Konica” në Sllupcan, para një numri të madh të shikuesve.
Tre gola për mysafirët i shënoi Bllagojevski (3’, 1’, 62’) dhe Mihajlov (48’), ndërsa golin e vetëm për vendësit e shënoi Erkan Aliu me kokë në minutën e 9-të.
Ishte ky gol i barazimit në 1-1, pasi mysafirët kishin ardhur të parët në epërsi.
Në vazhdim të lojës, vendësit u përpoqën disa herë të rrezikojnë portën kundërshtare, por nuk ia dolën, ndërsa në anën tjetër mysafirët u treguan më konkret në aksionet e tyre duke shënuar edhe tre gola të tjerë për rezultatin përfundimtar 1-4.
Kjo është humbja e tetë për Forcën në këtë edicion, ndërsa ka vetëm dy fitore dhe një barazim.
Pas kësaj humbje, Forca pozicionohet në vendin e tetë me vetëm 7 pikë, kurse Proekt në vendin e parë me 30 pikë, sa ka edhe ekipi Dëshmori Arben Bajrami.