Përvoja e Kupës së Botës

Futboll

Përvoja e Kupës së Botës

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 12:41
Luis Enrique

Ish-trajneri i kombëtares, Luis Enrique, është rikthyer në kanalin e tij në Twicht, ku ka zbuluar anën e tij më personale javët e fundit, por këtë herë për të biseduar me yllin e platformës dixhitale, Ibai Llanos.

Së bashku me transmetuesin bask, Enrike ka shqyrtuar të gjitha lajmet në lidhje me ditët pas eliminimit të Spanjës në Kupën e Botës dhe ka folur si zakonisht për gjithçka duke mos mohuar fjalët.

“Kanë qenë ditë intensive, por me optimizmin tipik të dikujt që është i përgatitur për atë që vjen. Është koha për të pushuar dhe për të studiuar atë që po vjen”, u shpreh  ish-trajneri.

Eksperimenti me lidhjen e drejtpërdrejtë

“E bëra me qëllimin që të lidhem me fansat dhe ta bëj në një mënyrë më të drejtpërdrejtë. Ndonjëherë media prish gjithçka dhe kështu ishim transparent. Kishim zgjedhur më shumë pyetje për të ardhmen, por ata na eliminuan.”

Përvoja e Kupës së Botës

“E keqja e këtyre garave është se në 90 apo 120 minuta gjithçka mund të shkojë në ferr. Është evidente që nuk bëmë një lojë të mirë kundër Marokut, por unë nxjerr një përfundim të mirë. Në fund kanë kaluar katër vjet. Jam shumë i kënaqur me atë që ne kemi bërë në këto katër vite sepse kemi krijuar emocione në kombëtare. Çfarë mund të kishim bërë më mirë? Sigurisht, por kur jep 100% duhet të jesh i kënaqur”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat