Rrezikonte 2 vite burg dhe 10 milionë euro gjobë

Futboll

Rrezikonte 2 vite burg dhe 10 milionë euro gjobë

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 14:17
Rrezikonte 2 vite burg dhe 10 milionë euro gjobë

Të gjithë të pafajshëm. Çështja e njohur si “Neymar-DIS” mbyllet pa asnjë dënim. Ky është vendimi i publikuar sot nga gjykata e Barcelonës në lidhje me transferimin e lojtarit brazilian nga Santos te Barça në vitin 2013.

Kompania DIS, fondi që zotëronte 40% të kartonit të lojtarit që nga viti 2009, besonte se Barcelona kishte paguar më shumë se sa thuhej për Neymarin dhe për këtë arsye prokurorët kishin formuluar akuza për korrupsion dhe mashtrim.

Megjithatë, gjatë gjyqit, i cili u zhvillua në Barcelonë mes 17 dhe 31 tetorit të vitit të kaluar, prokuroria e cila fillimisht kishte kërkuar dënime me 5 vite burg dhe 10 milionë euro gjobë për ish-presidentin Blaugrana, Sandro Rosell, dhe 2 vite e 10 milionë euro gjobë për Neymar e babain e tij, pasi kishin dëgjuar dëshmitarë të ndryshëm (përfshi Florentino Perez, për një ofertë të mundshme nga Real Madridi për brazilianin) ka tërhequr të gjitha akuzat, duke i hapur në mënyrë efektive rrugën mbylljes së çështjes.

Sipas gjyqtarit, kalimi i Neymar nga Brazili në Katalonjë nuk ishte i njollosur nga ndonjë krim ekonomik. Prandaj, Santos, Barcelona, ​​ish-presidenti Josep Maria Bartomeu, nëna e Neymar dhe N&N, kompania e babait dhe djalit, Neymar, u çliruan gjithashtu nga të gjitha akuzat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat