Magdalena: Të gjithë duan të bëjnë një foto me mua

Futboll

Magdalena: Të gjithë duan të bëjnë një foto me mua

Nga: K. G. Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 14:43
Magdalena

Vëmendje të madhe në Botërorin e futbollit tërheq Magdalena Keshkiq, e cila u bë konkurrente serioze e tifozes më të zjarrtë të kombëtares kroate, Ivana Knoll. 

Magdalena ka ndjekur paraqitjet e kroatëve në fazën e grupeve, ndaj është rikthyer në Manheim ku jeton, për të mbërritur sërish në Doha dhe sonte do t’i mbështes në ndeshjen me Argjentinën.

“Isha shumë e emocionuar gjatë ndeshjeve të fundit të kroatëve, më pëlqen të bëj tifo për lojtarët tanë. Më kanë bërë përshtypje Livakoviq dhe Guardiol, si dhe Juranoviq ishte i mrekullueshëm kundër Brazilit”, tha Lena, duke shtuar se do të qëndrojë deri në fund në Doha.

Ajo mburret se tashmë ka mbledhur gati 400 mijë ndjekës në Instagram.

“Sonte po përgatis një kombinim të bukur dhe elegant për ndeshjen, këtë herë nuk do të ketë fat. Dhe nuk kam pasur asnjë problem në Katar deri më tani, të gjithë duan të bëjnë një foto me mua.

Kroatëve u uroj fat dhe u them se do t'ia dalin”, - përfundoi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat