Prokuroria e Torinos heq dorë nga masat ndaj Juventusit, si për klubin, ashtu edhe për personat fizikë. Seanca ishte caktuar për datën 21 dhjetor, por tashmë ankimi është tërhequr. Gjyqtari hetues i Gjykatës së Torinos, Ludovico Morello, kishte refuzuar tashmë tetorin e kaluar kërkesat për masa skualifikimi për Andrea Agnellin dhe të dyshuarit e tjerë në hetimet për llogaritë e klubit të Juventusit.
Më 21 dhjetor u caktua seanca dëgjimore e dhomës së këshillit për të diskutuar ankesën e prokurorëve kundër urdhrit të Gjykatës së Torinos për kërkesën e magjistratëve për masa paraprake, përfshirë sekuestrimin parandalues ndaj Juventusit prej rreth 437 mijë euro, në lidhje me krimin e pretenduar të mashtrimit me deklarimin tatimor.
Vepra penale ishte ngritur kundër disa drejtuesve aktualë dhe të kaluar të klubit bardhezi.
Gjyqtari kishte refuzuar kërkesat e prokurorit për marrjen e masave për shkak të mungesës së rrezikut të përsëritjes së krimit. Sipas tij, “manovrat e pagave” lidheshin me urgjencën) shpërthimin e pandemisë së Covid-19″.