Bayerni arrin marrëveshje me mesfushorin e Leipzig

Futboll

Bayerni arrin marrëveshje me mesfushorin e Leipzig

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 15:21
Konrad Leimer.

Bayern Munich ka arritur marrëveshje me Leipzig për mesfushorin Konrad Leimer.

Lajmin e bëri të ditur Fabrizio Romano, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Lojtari do të nënshkruajë marrëveshje pesëvjeçare me bavarezët e cila do ta mbajë atë në “Allianz Arena” deri në vitin 2028.

Në garë për lojtarin ishin edhe disa klube angleze, por tashmë nuk janë të interesuara për të.

Marrëveshja, sipas Romanos, do të kompletohet në muajin e ardhshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat