Lionel Messi e ka udhëhequr Argjentinën drejt gjysmëfinales së Kupës së Botës, dhe superylli do të jetë edhe sot në qendër të vëmendjes kundër Kroacisë.
Messi e fillon ndeshjen nga minuta e parë përkrah Julian Alvarez, i cili është zgjedhur para Lautaro Martinezit, pavarësisht se ky i fundit e shënoi penalltinë e fitores në ndeshjen kundër Holandës në javën e kaluar, raporton “Daily Mail”.
Angel Di Maria ishte i gatshëm vetëm nga banka rezervë në fitoren e Argjentinës në çerekfinale, dhe pavarësisht se tregoi paraqitje të mirë kur u inkuadrua në lojë kundër Holandës, vazhdon të mbetet rezervist edhe sot, ku Leandro Paredes fillon para tij.
Argjentina ndryshoi skemën e lojës kundër Holandës duke u rreshtuar me tre mbrojtës, me yllin e Manchester United, Lisandro Martinez që iu bashkua Christian Romeros dhe Nicolas Otamendit në mbrojtje.
Ndërkaq, Marcus Acuna është i suspenduar pas kartonit të dytë të verdhë në Kupën e Botës në fitoren kundër Holandës, ku Nicolas Tagliafico e zë vendin e tij sot.
Mbrojtësi i krahut të djathtë, Gonzalo Montiel është gjithashtu i suspenduar, por Nahuel Molina është zgjidhja e parë dhe është siç ishte pritur titullarë.
Formacioni i konfirmuar i Argjentinës (4-4-2):
Martinez; Molina, Romero, Otamendi, Tagliafico; Paredes, Fernandez, De Paul, Mac Allister; Messi, Alvarez