Zyrtare: Biznesmeni amerikan blen klubin e Premier Ligës

Futboll

Zyrtare: Biznesmeni amerikan blen klubin e Premier Ligës

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 18:57
Bill Foley

Një partneritet i udhëhequr nga biznesmeni amerikan, Bill Foley e ka kompletuar blerjen e skuadrës së Premier Ligës angleze, Bournemouth, marrëveshje kjo që raportohet të jetë mbi 116 milionë euro.

Pronari i kaluar, Maxim Demin i ka shitur Foleyt 100% të aksioneve të tij, kështu duke i dhënë fund periudhës 11 vjeçare në krye të Bournemouth.

Foley, i cili ka nën pronësinë e tij klubin e hokeit, Vegas Golden Knights, është pronari i ri i Bournemouth dhe ka përkrahjen nga një tjetër grup partneriteti që përfshin aktorin amerikan, Michael B. Jordan.

“Kam respekt tejet të madh për pasionin dhe përkrahjen që komuniteti i Bournemouthit tregon për këtë klub dhe besoj që lidhja me komunitetin është pika kyçe për suksesin e cilitdo ekip. Jam i përkushtuar që të punojë me futbollin më të mirë dhe me mendjet më të mira të biznesit për të rritur zhvillimin e lojtarëve, infrastrukturën, dhe eksperiencën e tifozëve për ta vendosur Bournemouthin në vendin më të mirë të mundshëm”, tha Foley.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat