Argjentina në finale
Argjentina është finalistja e parë e Kampionatit Botëror dhe e pret fituesin e përballjes së nesërme (20.00) mes Francës dhe Marokut.
Lionel Messi me Argjentinën ishin të papërmbajtshëm, duke i shkaktuar humbje të thellë me rezultat 3:0 Kroacisë, në gjysmëfinale që u zhvillua në stadiumin "Lusail Iconic" në "Lusail, ku ishin të pranishëm 88,966 shikues.
Messi kryefjala e ndeshjes, një gol dhe një asistim, së bashku me Alvarez që shënoi dy gola dhe nxori një penallti.
Finalja luhet të dielën në orën 16.00, ndërsa Kroacia lufton për medalje të bronztë dhe do të ballafaqohet të shtunën (16.00) me fituesin e takimit Franca – Maroku.
Në minutën e 32-të, portieri Livakoviq pengon Alvarezin dhe penallti.
Messi me mjeshtri kreu penalltnëi dhe ka realizuar për 1:0 në minutën e 34-të.
Gjashtë minuta pa përfunduar pjesa e parë (39'), futbollisti Julian Alvarez nga gjysma e fushës, me veprim maestral futet në 16-sh dhe nga afërsia ka shënuar për 2:0.
Në minutën e 43-të, Alexis Mac Allister godet me kokë por portieri Dominik Livakoviq mezi shpëtoi portën e tij, duke dëbuar topin në korne.
Pjesa e dytë interesante, Kroacia u orvat maksimalisht por pa sukses, ndërsa Lionel Messi (Argjentina) në minutën e 58-të pati rast ideal të trefishojë epërsinë por goditjen e ka pritur portieri Livakoviq.
Në minutën e 69-tlë, Lionel Messi me mjeshtrin e tij, ka asistuar deri të Julian Alvarez dhe ky nga afërsia thellon fitoren në 3:0.
Argjentina me meritë kualifikohet në finale, ndërsa të përzgjedhurit e Daliçit nuk arritën për herë të dytë rresht të shkojnë në finale. Argjentinasit pas tetë viteve në finale, pasi në vitin 2014 në finale u mposhtën me 1:0 nga Gjermania.
Argjentina - Kroacia 3:0
Stadiumi "Lusail Iconic" në "Lusail.
Shikues:88,966.
Gjyqtar: D. Orsato (Italia).
Shënues: Messi (34' - nga penalltia), Alvarez (39' e 69').
Kartona të verdhë: Romero, Otamendi - Livakoviq, Kovaçiç.
Argjentina: Martinez, Molina (Foyth 86'), Romero, Otamendi, Tagliafico, Paredes (Martinez Li.62'), Enzo Fernandez, De Paul (Palacios 74'), Mac Allister (86'), Messi, Alvarez (Dybala 74').
Kroacia: Livakoviq, Brozoviç (Petkoviç 50'), Gvardiol, Juranoviq, Kovaçiç, Kramariç (Livaja 72'), Lovren, Modriç (Majer 81'), Pashaliq (Vllashiq 46'), Perishiç, Sosa (Orshiç 46').