Media e njohur kroate “Veçernj List’ me fjalë të mëdha për kombëtaren kroate përkundër humbjes me rezultat 3:0 nga Argjentina, në ndeshjen e gjysmëfinales së Kampionatit Botëror në futboll.
“Argjentina ishte shumë e fortë, por mbani kokën lart djema!”, është titulli i mediumit kroat.
“Kroacia do të luajë ndeshjen për vendin e tretë, tani presim kundërshtarin”, shkruan më tej.
Argjentina e pret në finale fituesin e sfidës së nesërme (20.00) mes Francës dhe Marokut.
Finalja luhet të dielën në orën 16.00, ndërsa për medaljen e bronztë luhet të shtunën (16.00).