Futbollisti i kombëtares së Kroacisë, Mateo Kovaçiç, pas ndeshjes me Argjentinën dhe humbjes 3:0, ka kundërshtimet e tija për gjykimin e gjyqtarit Daniele Orsato dhe ndihmësve të tij.
“Është e vështirë për mua të komentoj. Penalltia na shkatërroi.
Por kjo është një analizë për një herë tjetër. Nuk mund të besoj se ai nuk na dha një goditje nga këndi dhe më pas nuk na dha një penallti. Nuk e komentoj kurrë arbitrimin, por këto janë dy gabime të mëdha të arbitrave”, tha Kovaçiç.
“Ne e dinim që Argjentina kishte Messin. Ai ishte fenomenal sot.
Por ne pësuam dy gola qesharakë dhe humbëm.
Ne e donim atë finale dhe tani duhet të mbledhim forcat dhe të luftojmë për vendin e tretë”, tha mesfushori kroat.