Bayern Mynih nuk do të ketë deri në fund të sezonti portierin e tij Manuel Neuer, i dëmtuar dhe operuar pas një rrëzimi teksa ishte duke bërë ski. Klubi bavarez ka nisur nga puna për të gjetur një zëvendësues të denjë dhe dy janë kandidatët kryesorë.
I pari është portieri veteran Keylor Navas, që luan me PSG, por që këtë sezon nuk ka gjetur shumë hapësira.
Ai është konsideruar si portieri i dytë i PSG-së, ndaj dëshiron të largohet dhe mundësia për të qenë titullar te Bayern e tërheq.
Portieri i dytë në listë është Dominik Livakovic, portieri i kombëtares së Kroacisë, që luan me Dinamo Zagreb.
Ai ka shkëlqyer në botëror me Kroacinë dhe ka tërhequr mjaft vëmendje, ndaj një transferim te kampionët e Bundesliga do të ishte një shans i artë për të.