Argjentina do të luftojë për trofeun e Botërorit, pasi në gjysmëfinale shënoi fitore të sigurtë ndaj Kroacisë me rezultat 3:0.
Leo Messi (1 nga penalltia) dhe Julián Alvarez (dy gola) ia sollën triumfin “gauchosëve”.
E në stadiumin “Lusail” i pranishëm ka qenë Anid Abazi, futbollist shqiptar që luan për Skopjen, duke bërë tifo për Argjentinën me flamurin kombëtar.
“Po jam tifoz me Argjentinën. Ishte një atmosferë e bukur, Messi është thjeshtë një gjeni i futbollit. Unë do të jem edhe nesër për ndeshjen e dytë Francë-Maroku”, i tha Open-TV, Anid Abazi.
Finalja e kupës së Botës është në program më 1 dhjetor.