Sulmuesi francez Olivier Giroud raportohet se shumë shpejtë do të firmos kontratën e re me AC Milan.
Kampionët në fuqi të Italisë, janë të kënaqur me formën që po tregon francezi, sidomos pas paraqitjeve fantastike me Kombëtaren e Francës në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano pas përfundimit të këtij Botërori, ‘Rossonerët’ dhe francezi do të ulën për të përfunduar marrëveshjen për kontratën e re.
“Marrëveshja e re pothuajse gati dhe që do të nënshkruhet së shpejti, të gjitha palët kanë të njëjtin synim: të vazhdojnë së bashku”, ka shkruar gazetari Romano.