Gentrit Dumani ka njoftuar për largimin e tij nga FC Prishtina.
Mbrojtësi i majtë u transferua gjatë verës te kryeqytetasit por pati vetëm një paraqitje në edicionin 2022/23.
Dumani ka falënderuar lojtarët dhe tifozët, si dhe kryesinë e klubit për korrektësinë.
"Nga sot e tutje nuk do të jem pjesë e FC Prishtines.
Një falenderim për korrektësin e treguar nga Kryesia e klubit ndaj meje dhe faleminderit per të gjithe bashklojtaret dhe tifozet “Plisat”", njofton Dumani.