Emër i ri për sulmin e Milanit!
Në Milan janë të vetdijshëm se një moment, ylli i sulmit, Rafael Leao mund të largohet në “San Siro” dhe drejtuesit me në krye Maldinin janë duke studiuar emrat e rinj që mund të kenë potencial për të ardhmen.
Sipas raportimeve të Tuttosport, klubi “kuqezi” ka vënë në “shënjestër”, qendërsulmuesin belg, të lindur në vitin 2000, Lois Openda.
Lojtari i cili momentalisht aktivizohet tek ekipi i Lens në Francë, nuk është në formën e tij më të mirë, por gjithsesi ka një vlerësim prej rreth 20 milionë eurosh.