Ish-futbollisti i Kukësit, Simon Rrumbullaku, do të jetë pjesë e Ionikos Nikeas duke nisur nga muaji janar. SuperSporti siguron foton e prezantimit të lojtarit, i cili do të jetë pjesë e klubit të elitës greke, ku do të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij për ekipin helen. Në të skuadrën Rrumbullaku është aktivizuar në Greqi me me ekipe si Apollon Smirnis, Panaitolikos, PAS Janina dhe Kalamata.
Në ekipin e Ionikos Nikeas aktivizohet një tjetër shqiptar, ish-portieri i Teutës, Armando Përlleshi, ndërsa tani do të ketë shok skuadre dhe 30-vjeçarin. Për Rrumbullakun interes kishte dhe në Azerbajxhan dhe Rumani, por futbollisti vendosi që të qëndronte pranë familjes, duke preferuar aktivizimin në kampionatin grek, në të cilin ka luajtur dhe më parë.
Në edicionin e shkuar Rrumbullaku ishte pjesë e Chindia Targoviste.
30-vjeçari nga Gjirokastra ka qenë pjesë e Kukësit nga viti 2016 deri në vitin 2018, ku fitoi dhe titullin kampion, ndërsa tani do të luajë në Superligën greke. Rrumbullaku do të kërkojë që të ndihmojë skuadrën e tij të re, Ionikos Nikeas, për të evituar rënien, pasi aktualisht ndodhet në vendin e fundit me vetëm 7 pikë pas 13 javësh.