Sfida që vlen finalen e Botërorit 2022 do të ketë shumë duele në distancë. Më i rëndësishmi, ai që ka bërë më shumë përfolje për veten, është mes Kylian Mbappé dhe Achraf Hakimit. Këtë herë nuk do të jetë ai në stërvitje në Paris, por që do ta çojë njërin prej të dyve në finale të Kupës së Botës.
Shokë të mëdhenj, që përballen çdo ditë me fanellën e PSG-së. Vrapim, teknikë dhe shpejtësi. Mes tyre, gjithçka nisi në fund të korrikut, kur Mbappé u rikthye në qendrën stërvitore të Parisit, në fund të korrikut 2021, pak javë pas eliminimit të “Les Bleus” nga Kampionati Evropian. Që në momentet e para, Mbappe u përpoq të qetësonte menjëherë të sapoardhurin e blerë nga Interi.
Gjatë javëve të ardhshme, të dy u njohën me njëri-tjetrin dhe u bënë vëllezër. Nga video-lojërat (Fifa dhe Mario Kart për Mbappé, si dhe Call of Duty për Hakimi) te moda, ka shumë pasione të përbashkëta që do ta transformonin shpejt marrëdhënien e tyre. Të dy, të cilët janë gjithashtu në të njëjtën moshë, ndajnë edhe faktin se vijnë nga një shtresë sociale shumë modeste.
Jashtë fushës, ish-interisti ndjek Kylian Mbappé në jetën e tij personale dhe pariziene. Nga restorantet pariziene, veçanërisht ai i Marco Verratti-t, e deri tek festat e ditëlindjeve si ajo e Cindy Bruna-s, të dy shoqërohen rregullisht së bashku. Hakimi hyri shpejt në rrethin e Mbappe, duke njohur edhe Ethan-in dhe Wilfried-in, vëllanë dhe babanë e parizienit, por edhe Brice Tchaga-n, mikun e tij më të mirë.
Një mënyrë e mirë integrimi, që e shtyu Hakimin të shijonte i vetëm klubet e bukura të kryeqytetit francez, shumë më tepër se kampioni i botës 2018. Marrëdhënia mes të dyve është vëllazëri, gjë që shpjegon pse marokeni ishte i vetmi anëtar i dhomës së zhveshjes që dinte para të gjithëve për vendimin e yllit për të qëndruar në Paris, majin e kaluar. “Shokët e morën vesh më vonë. Unë, që jam shoku i tij, e kam ditur disa ditë më parë”, – shpjegoi Achraf.
Në rrjetet sociale ata flasin për jetën e tyre së bashku, vënë në skenë këtë miqësi. Shpesh vijnë në fushë së bashku, sfidojnë njëri-tjetrin gjatë ngrohjes, para ndeshjes, zyra e komunikimit nuk heziton të nënvizojë bashkëpunimin e tyre për të treguar se atmosfera mes lojtarëve është jashtëzakonisht e mirë.
Nuk ka qenë gjithmonë kështu. Sezonin e kaluar, kur u ndie pakënaqësia e Hakimit ndaj Di Marias, pasi topat nuk arrinin më tek ai dhe tensioni me Paredes u rrit në stërvitje, Mbappé mbrojti mikun e tij, siç raporton “L’Equipe”. Në fillim të sezonit, francezi arriti të gjente mbështetje nga marokeni, pasi ndikimi i tij në rritje në klub u frenua. Ai i qëndroi besnik dhe madje e lejoi të afrohej me Sergio Ramos.
Dhe nuk është rastësi që në të vetmen ditë të lirë të këtij Botërori, pas kualifikimit ndaj Polonisë, Mbappe shkoi për të parë partnerin e tij në prag të fitores surprizë ndaj Spanjës. Pas mesazheve të urimit dhe inkurajimit në rrjetet sociale, takimi i tyre i dytë zhvillohet këtë të mërkurë. Tashmë shkruhet se njërit prej të dyve do t’i humbasë buzëqeshja. Dhe tjetri do të jetë aty për ta ngushëlluar.