Prishtina ndahet me dy lojtarë

Futboll

Prishtina ndahet me dy lojtarë

Nga: K. G. Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 15:40
Ilustrim

Klubi me renome Prishtina ka bërë të ditur ndarjen me dy futbollistë.

Gentrit Dumani dhe Marclei Cezar Santos nuk janë më pjesë e klubit më të trofeshëm në Kosovë.

“Mbrojtësi Gentrit Dumani dhe sulmuesi Marclei Cezar Santos janë larguar nga FC Prishtina. 

Ndarja erdhi pas marrëveshjes së dyanshme në mes klubit dhe futbollistëve. 

Klubi jonë i falënderon për përkushtimin e treguar në stinorin vjeshtor në fanellën "bardhekaltër". 

FC Prishtina Dumanit e Santosit iu uron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, njofton FC Prishtina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat