Luka Modriç së bashku me Dominik Livakoviç, ishin protagonistë të Kroacisë në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Ëndrra e kroatëve u shua mbrëmë pas humbjes nga Argjentina (3-0). Eliminimi nga ky Botëror përflitej se mund të jetë edhe fundi i Modriçit në Kombëtaren kroate.
Megjithatë, sipas medieve të huaja, ish-fituesi i ‘Topit të Artë’, do të vazhdojë të luajë për Kroacinë deri në qershor, ku kroatët do të luajnë në Ligën e Kombeve.
Madje, Modriç synon që karrierën në ekipin Kombëtare ta mbyll me trofeun e Ligës së Kombeve.