Ronaldo rikthehet nga Katari

Futboll

Ronaldo rikthehet nga Katari

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 17:12
Ronaldo rikthehet nga Katari

Pas eliminimit në çerekfinale të Kupës së Botës me kombëtaren e Portugalisë, tashmë Cristiano Ronaldo është rikthyer për t’u stërvitur por për ta bërë atë ka zgjedhur një vend të veçantë. 

Siç njoftojnë mediat evropiane, Ronaldo ka marrë leje nga Real Madridi që të stërvitet në qendrën stërvitore të klubit në Valdebebas.

Normalisht, sulmuesi portugez po stërvitet në një ambient të ndarë vetëm për të.

Kujtojmë se 37-vjeçari aktualisht është futbollist i lirë pas ndarjes në mënyrë aspak të mirë me Manchester Unitedin.

Ky vendim për t’i dhënë leje Ronaldos të stërvitet te gjiganti spanjoll, tregon respektin që ky klub ka ndaj një legjende që ka shkruar historinë me ‘Mbretërit’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat