Po lufton një sëmundje të rëndë

Futboll

Po lufton një sëmundje të rëndë

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 17:19
Po lufton një sëmundje të rëndë

Më e keqja nuk ka kaluar për Xhanluka Vialin. Ikona e futbollit italian, ka bërë të qartë se lufta kundër kancerit që iu diagnostikua disa vite më parë, vazhdon dhe aktualisht po e detyron që të heqë dorë edhe nga posti i tij në radhët e përfaqësueses italiane.

Viali ishte kthyer në krahun e djathtë të Roberto Mançinit, duke marrë detyrën e shefit të delegacionit të përfaqësueses italiane. Por duket se situata është përkeqësuar dhe ai ka nevojë që të kthehet përsëri në fazën e kurimit intensiv, ndaj ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë.

“Në fund të një “negociate” të gjatë dhe të vështirë me ekipin tim të mrekullueshëm të onkologëve, kam vendosur që të pezulloj, shpresoj për një periudhë të përkohshme, detyrimet e mia profesionale të së tashmes dhe të ardhmes”, shpjegoi Viali në komunikatën e tij që i drejtohej federatës Italiane por edhe tifozëve.

“Objektivi është ai që të përdor të gjitha energjitë psiko-fizike për të ndihmuar trupin tim që të kalojë këtë fazë të sëmundjes, në mënyrë që të jetë në gjendje sa më shpejt që të përballojë aventura të reja dhe t’i ndaj me të gjithë ju. Një përqafim”, theksohej në komunikatën e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat