Ballkani mund të mbetet pa tre yjet kryesorë të skuadrës qysh në afatin kalimtar të janarit.
Kampioni në fuqi i Kosovës mori për herë të parë pjesë në arenën evropiane dhe arriti deri në grupet e Ligës së Konferencës, ku treguan paraqitje shumë të mira.
Por skuadra e udhëhequr nga Ilir Daja mund të mbetet pa tre yjet kryesorë të skuadrës si Meriton Korenica, Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani.
Është kampioni në fuqi i Rumanisë, CFR Cluj që ka shprehur interesim për transferimin e tre futbollistëve.