Noppert përfundon në “radarët” e Ajax!

Futboll

Noppert përfundon në “radarët” e Ajax!

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 18:41
Noppert

Noppert përfundon në “radarët” e Ajax!

Louis van Gaal padyshim i habiti të gjithë me zgjedhjen e tij, për të mbajtur titullar, në “Katar 2022”, portierin Andries Noppert.

Ish-portieri i Foggia-s, i cili aktualisht luan te Heerenveen, në Hollandë, ka shkëlqyer me paraqitjet e tij këtë Botëror, duke rënë në “sy” të klubeve “big” të Evropës.

Siç raportojnë dhe mediat hollandeze, gjigandët e Ajax janë duke e ndjekur me kujdes, portierin Noppert dhe së shpejti pritet një ofertë zyrtare, për të sjellë në “Johann Cruyff Arena”, portierin shtatlartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat