Dueli i sotëm mes Francës dhe Marokut përcakton emrin e finalistes së dytë të Botërorit 2022.
Në finalen e 18 dhjetorit është Argjentina dhe tashmë të gjithë presin nga sfida e sotme emocionuese të mësojnë se kush do të vendoset përballë Mesit dhe shokëve të tij.
Franca është përballur me një surprizë të pakëndshme sot, teksa ka humbur shërbimet e Rabio dhe Upamekano për këtë sfidë. Të dy lojtarët titullarë po kalojnë një gjendje gripale dhe kështu që do të jenë mungesa edhe në stolin e bluve. Në vend të tyre janë në fushë Fofana dhe Konate.
Ndërkohë. Zijesh, i cili ishte në dyshim deri në minutat e fundit për shkak të një dëmtimi, duket se ka kaluar gjithçka dhe do të jetë i pranishëm në këtë sfidë për Marokun. Edhe kapiteni Sais, i cili u dëmtua në sfidë.