Fikayo Tomori është i vetëdijshëm se duhet të bëj më shumë për të shmangur lënien jashtë nga skuadra e Anglisë në Kupën e Botës.
Trajneri anglez, Gareth Southgate nuk e kishte ftuar futbollistin e Milanit për Botërorin "Qatar 2022".
“Unë jam gjithmonë i motivuar, padyshim që jam i zhgënjyer sepse doja të isha atje.
Por nuk ndodhi dhe e di që duhet të bëj më shumë për të shkuar në Euro 2024", ka thënë futbollisti anglez. "Duhet të vazhdoj të punoj dhe pastaj të shohim".
Anglia pati paraqitje të mirë në Botërorin e Katarit deri në çerekfinale, ku u eliminua nga Franca.