Goli i tretë më i shpejtë për një zëvendësues

Futboll

Goli i tretë më i shpejtë për një zëvendësues

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 22:06
Muani

Argjentinë-Francë do të jetë finalja e madhe e Kupës së Botës Katar 2022, me dy skuadrat që do të sfidohen pasditen e të dielës për të ngritur lart trofeun më të rëndësishëm futbollistik në glob.

Kampionët në fuqi të Botës ia dolën të triumfojnë me rezultatin 2-0 ndaj surprizës së këtij Botërori, Marokut, me këta të fundit që shkruan historinë.

Goli i parë u shënua nga Teo Hernandez, ndërsa i dyti nga Kolo Muani në minutën e 79-të. Vetëm 44 sekonda në fushë i mjaftuan sulmuesi francez për të tundur rrjetën.

Kolo Muani shënoi kështu golin e tretë më të shpejtë për një zëvendësues në historinë e Kupës së Botës, teksa para tij renditen Moralesh në 2002 (16 sekonda) dhe Sand në 1998 (26 sekonda).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat