Ambrabat, Giroudit në Botëror: Vetëm ndalu

Futboll

Ambrabat, Giroudit në Botëror: Vetëm ndalu

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 11:45
Ambrabat, Giroudit në Botëror: Vetëm ndalu

Mesfushori i Fiorentinas dhe Marokut, Sofyan Amrabat ka treguar se ai ka pasur një bisedë kurioze me sulmuesin e Francës dhe Milanit, Olivier Giroud gjatë gjysmëfinales së Botërorit. “I thashë vetëm të ndalet”.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2-0 për Les Blues me golat që u shënuan nga mbrojtësi i majtë i Milan, The Hernandez dhe zëvendësuesi, Randal Kolo Muani, derisa Giroud dhe Jawad El Yamiq goditën shtyllën.

Ky ishte kulminacioni i një gare të jashtëzakonshme për Marokun, që bëhet skuadra e parë afrikane që luan në një gjysmëfinale Botërori dhe tani do të luanë kundër Kroacisë për vendin e tretë të dielën.

Duke folur për NOS pas ndeshjes, Ambrabat tregoi se sa shumë punonte Franca për ta neutralizuar kërcënimin e marokenëve.

“Sulmuesi i tyre, Olivier Giroud me ka ndjekur në çdo pjesë të fushës. I thashë atij, vetëm ndalu! Ai m’u përgjigj që i është dhënë urdhër që ta përcillte atë tërë ndeshjen”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat