Gjysmëfinalja mes Francës dhe Marokut përfundoi me fitoren e kampionëve në fuqi falë golave të Teo Hernandez dhe Kolo Muani. Përtej emocioneve të forta që transmetoi kjo sfidë, një moment tepër i vecantë po bën xhiron në rrjet.
Protagonist i një gafe u bë komentatori Di Genaro i televizionit italian Rai gjatë golit të dytë të Francës.
Në minutën e 80′ teksa “Gjelat” dyfishuan rezultatin, kamerat shkuan tek presidenti Makron i cili po duartrokiste.
Në atë moment Di Genaro u shpreh: “Edhe Sarkozi duartroket”.
Por komentatori tjetër Alberto Rimedio ndërhyri dhe e korrigjoi menjëherë gafën: “Na falni, Makron. Thamë presidentin e gabuar”.