Klubi anglez, Liverpoool raportohet se ka hequr dorë nga ylli i Borussia Dortmundit, Jude Bellingham, pasi ka gjetur një alternative më të lirë.
‘The Reds’ sipas medieve spanjolle, kanë ‘harruar’ talentin anglez për mesfushorin e Benficas, Enzo Fernandez.
Fernandez është duke treguar performancë të lartë me Argjentinën në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, duke ndihmuar mjaft shumë skuadrën argjentinase për kualifikim në finalen e këtij Botërori.
Madje, siç raportohet, tashmë Liverpool ka rënë dakord për një parakontratë me argjentinasin.
Kartoni i Bellingham kap shifrën 100 milionë euro, derisa Liverpool do ta blejë Enzo-n për 77 milionë euro.
Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thuhet se është i mahnitur me formën e argjentinasit në Botërorin 2022..