Jose Salomon Rondon është i gatshëm të largohet nga Evertoni qysh në muajin janar.
Reprezentuesi i Venezuelës sipas medieve të huaja, është i frustruar me mungesën e ndeshjeve në këtë sezon të garave.
Rondon po planifikon të ndërpresë kontratën me klubin anglez, por ai është i eture të qëndrojë në Evropë, madje, Rondon tashmë ka udhëzuar agjentin e tij që t’i gjejë një klub të ri në Angli, Spanjë ose Itali.
Qendërsulmuesi me përvojë është i bindur se ende mund të luajë në nivele të larta.