Franca me “artilerinë e rëndë” përballë Argjentinës

Futboll

Franca me “artilerinë e rëndë” përballë Argjentinës

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 12:38
Franca me “artilerinë e rëndë” përballë Argjentinës

Franca me “artilerinë e rëndë” përballë Argjentinës, Benzema gati për të luajtur në finale.

Duket se Dider Deshamp do ketë një skuadër akoma më të fortë për finalen e madhe të Botërorit me Argjentinën, me sulmuesin e “Gjelave”, Karim Benzema, që mund të jetë pjesë e sfidës më të rëndësishme të vitit.

Siç bëjnë me dije mediat spanjolle, Reali i Madridit i ka dhënë leje sulmuesit francez që të bashkohet me “trikolorët” për përballjen me Argjentinën dhe duket se dhe ai është gati.

Kur Deshamp u pyet për këtë situatë, ai u përgjigj: “Pyetja tjetër”, duke zgjedhur të mos e komentonte.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat