Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos e ka quajtur Per Mertesackerin si “njeriun perfekt për këtë punë”, me trajnerin e Gjermanisë, Hansi Flick që është në presion të dorëheqjes
Me Hansi Flick, menaxhimi i kombëtares gjermane është vënë në pikëpyetje nga disa tifozë pavarësisht sigurimit nga federata e tij që ai do të qëndrojë gjatë, ku Kroos ka bërë thirrje që Per Mertesacker ta marrë drejtimin e Kombëtares, duke insistuar që ai do t’i përshtatet asaj për mrekulli.
Duke folur për podcastin “Einfach mal Luppen”, Kross mendon që Mertesacker ka cilësi dhe kualitet për këtë punë.
“Ai ka një personalitet të madh. Ai ka një autoritet absolut dhe në anën tjetër, ai mund të jetë edhe shokë me futbollistët”, tha Kroos.
“Pep është një mega profesionist dhe ai do të sigurohet që edhe fansat t’i këtë krah skuadrës së tij përsëri”.
Edhe pse Flick ka arritur që ta shpëtojë punën e tij për momentin, siguria e tij afatgjate është në ajër dhe spekulimet janë përhapur për atë se kush mund ta pasojë atë në rolin e tij nëse eventualisht largohet.
Mertesacker, për momentin është trajner i akademisë së Arsenalit, është favori i fansave dhe është diskutuar që ai ta marrë drejtimin e Kombëtares në të kaluarën.
Mertesacker, në anën tjetër, ka insistuar që ai është i lumtur në Arsenal, i cili po vlerësohet lart për mënyrën se si po punon në Akademi, por ai ndoshta mund të joshet për ta drejtuar një Kombëtare në të ardhmen.