Pas përfundimit të dy ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Botës “Katar 2022”, janë përcaktuar edhe lojtarët më të mire. Një formacion që ka ardhur në bazë të vlerësimit që u është bërë lojtarëve.
Natyrisht që shumicën e formacionit më të mirë e zënë Argjentina e Franca, që kanë nga 5 lojtarë secili. Futbollisti i vetëm maroken që ka hyrë në këtë listë është Ounahi, ndërsa nuk ka asnjë kroat.
Trajneri më i mirë i gjysmëfinaleve është përzgjedhur Lionel Skaloni (Argjentinë), ndërsa skema është 4-4-2.
Portier: Hugo Lloris (Francë)
Mbrojtës: Jules Kounde (Francë), Christian Romero (Argjentinë), Nicolas Otamendi (Argjentinë), Theo Hernandez (Francë).
Mesfushorë: Azzedine Ounahi (Marok), Enzo Fernandez (Argjentinë), Julian Alvarez (Argjentinë), Antoine Griezmann (Francë).
Sulmues: Kylian Mbappe (Francë), Lionel Messi (Argjentinë).