Marek Hamshik gjithmonë do të kujtohet si një lojtar emblematik nën radhët e Napolit. Sllovaki përtej spektrit të golave dëshmon karakterin e vërtetë të një “spartani”, ashtu siç modeli i tij i veçantë i flokëve e identifikonte.
35-vjeçari rrëfen prapaskenat e interesimeve të klubeve më të njohura në Itali, por ai si përfundim nuk e tradhtoi kurrë qytetin dhe ekipin napolitan:
“Në fillim interesim ndaj meje u shfaq nga Milani i Alegrit në vitin 2012, më pas Maxarri tek Interi dhe Nedved nga kampi i Juventusit. Kurrë nuk e kam pasur nevojën e të ndryshuarit ambient.
Kam rinovuar 5 herë me klubin tim të zemrës, Napolin, përgjatë 12 viteve plot sfida dhe momente të paharrueshme. E gjithë Italia më donte, por zemra ime rrihte vetëm si napolitan”, tha ai për “DAZN".