Paris Saint-Germain nuk është i interesuar për të transferuar sulmuesin e Atletico Madrid, Joao Félix, raporton “Le10Sport”.
Sipas këtij mediumi francez, sulmuesi portugez nuk i plotëson kriteret dhe profili i tij nuk korrespondon me atë që kërkon drejtori sportiv Luis Campos dhe trajneri i skuadrës Christophe Galtier.
Megjithatë, 23 vjeçari duket se është i vendosur të largohet nga Atletico Madridi qysh muajin e ardhshëm.
Ditë më parë mediat spanjolle raportuan se tashmë portugezi i ka kërkuar agjentit të tij, që t’i gjej një klub të ri.
Ai kërkohet nga disa klube evropiane përfshirë edhe dy gjigantët anglez, Chelsea dhe Manchester United.