Do të jetë i lirë në fund të këtij sezoni. Adrien Rabiot duket se po shkon drejt ‘divorcit’ me Juventusin.
Reprezentuesi francez sipas medieve të huaja, ka disa opsione për të ardhmen e tij.
Një rikthim i mundshëm në PSG është një nga alternativat për 27 vjeçarin.
Rabiot aktualisht është i grumbulluar me Kombëtaren e Francës në Kupën e Botës ‘Katar 20222’, ku të dielën ‘Gjelat’ luajnë finalen e madhe të këtij Botërori kundër Argjentinës.
Radiot thuhet se pas përfundimit të këtij Botërori, do të vendos për të ardhmen e tij.