Braziliani Tite tashmë nuk është krye të Kombëtares së Brazilit.
Tite pak ditë më parë u largua nga posti i trajnerit të Kombëtares brazilian për shkak të eliminimit nga Kupa e Botës ‘Katar 2022’.
Federata e Futbollit të Brazilit, është në kërkim të ‘timonierit’ të ri. Janë përmendur disa emra prestigjioz si Zinedine Zidane apo Pep Guardiola, por opsion është edhe Carlo Ancelotti, i cili aktualisht drejton Real Madridin.
Strategu italian sipas medieve të huaja, është prioritet i Federatës braziliane, madje, Brazili është i gatshëm të presë deri në fund të këtij sezoni, për t’ia besuar Ancelottit drejtimin e skuadrës braziliane.
Një trajner brazilian plani B
Në rast dështimi te Carlo Ancelottit, Federata braziliane mund t'i drejtohet një strategu braziliane. Siç raportohet, Fernando Diniz, trajner aktual i Flamengos, është një tjetër opsion për përzgjedhës të ri të Kombëtares së Brazilit.